Përpos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtuesit e automjeteve duhet të jenë edhe më të kujdesshëm tashmë, për shkak të aksidenteve të shkaktuara me qëllim. Bëhet fjalë për këmbësoret, të cilët provokojnë aksidentet për të përfituar nga siguracioni.
Rrugorët kanë identifikuar dy individë të cilët janë vënë në hetim pasi dyshohet se janë përfshirë me qëllim në aksidente. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është identifikuar një grua rreth 50 vjeç e cila është përfshirë në aksidente të ngjashme disa herë, në rrugën “Siri Kodra”.
Ndërsa rasti tjetër i përket një burri rreth të 40-tave, i cili është shtrirë poshtë një taksie, e cila pasi lëvizi i dëmtoi gjymtyrët e poshtëm. Edhe ky person, është përfshirë në 4 aksidente të tjera si këmëbësor, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tyre.