Nga dita e sotme hyjnë në fuqi gjobat e reja për rripin e sigurimit e fëmijët. Sipas ligjit të ri të miratuar, gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit dhe për vendosjen e fëmijëve në sedijen e parë do të rriten. Vlerat e gjobave shkojnë nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 150 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që do të shoqërohet edhe me tërheqjen e lejes së drejtimit kur drejtuesi i automjetit, është përgjegjës për një fëmijë nën 12 vjeç, i cili mbahet në sediljen e parë pa mjetet e fiksimit, ose për pasagjerët mbrapa.