Mëngjesin e sotëm një makinë ka përfunduar në lumin Drin, aksidenti ka ndodhur në Shkodër.
Nga njoftimet e policisë rezulton se makina e rënë në lum ka humbur kontrollin gjatë drejtimit, në makinë ndodhen dy persona që nuk janë gjendur akoma. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Bahçallëk.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që pritet ardhja e polumbarëve.