Radarët kanë kapur një shofer i cili po ecte me shpejtësi 214km/h në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç shihet nga pamjet kilometrazhi shënon 214 km/h. Tre patrulla policie kanë arritur ta ndalojnë në orët e para të ditës së sotme.
“Në përfundim të procedurave, duke përfshirë dhe testin e alkoolit, drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit dhe u dërgua në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara”, bëri të ditur policia e Tiranës e cila publikoi edhe videon. Emri i këtij personi nuk bëhet ende i ditur.