Ai ka ndërruar jetë sot pasi e ka shtypur me makinë një shofer i dehur.
Futbollisti i "Indianapolis Colts", Edwin Jackson ndodhej me mikun e tij në anë të rrugës, kur makina kishte ardhur me shpejtësi duke i goditur e duke i lënë të vdekur.
Në një deklaratë, policia thotë se shoferi i automjetit ishte i dehur dhe nuk kishte patentë si dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
"Me keqardhje ju njoftojmë ndarjen nga jeta të mikut tonë. Edëin Jackson na sillte gjithmonë buzëqeshje. Mendjen e kemi tek familja e tij në këtë moment të vështirë. Do na mungojë", shkruan në një postim në Instagram "Indianapolis Colts".