INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon futbollisti i njohur: Kam tentuar vetëvrasjen disa herë [FOTO]

Shokon futbollisti i njohur: Kam tentuar vetëvrasjen disa herë [FOTO]

Publikuar më: 18:40 20-11-2017

Ai ka luajtur në ekipe shumë të njohura si Real Madrid, Arsenal, Tottenham, Manchester City, por jeta e tij nuk ka qenë “fushë me lule”. E pikërisht këto vështirësi të shumta kanë bërë që ai disa herë të tentojë vetëvrasjen. Bëhet fjalë për Emanuel Adebayor, i cili këtë deklaratë shokuese e ka dhënë për revistën franceze “Too Foo”.
Ai ka treguar se familja e ka dërguar në mendime vetëvrasjeje edhe gjatë gjithë karrierës ai ka patur momente tepër të vështira.
33-vjeçari nga Togo aktualisht mban veshur fanellën e skuadrës së Bashakshehir në kampionatin turk.
“Kam menduar në fakt, të vras veten shpesh herë. Dhe këtë e kam mbajtur për brenda për vite e vite me radhë. Jam ndjerë keq për këtë, por tani më vjen mirë që munda të flas. Karriera ime do të përfundojë për 3 apo 4 vite, ama emri i familjes sime do të qëndrojë gjithmonë me mua!”, -tha ai.
Më pas, sulmuesi i njohur ka shtuar: “Kam ndryshuar vazhdimisht numrin e telefonit që familjarët të mos më kontaktonin. Kur më merrnin, nuk thoshin si je apo çfarë bën, por më kërkonin para. Kjo ishte një nga shkaqet më të mëdha që më çuan drejt vetëvrasjes!”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209