Çdo gjë ishte gati për festë, ftesat ishin dërguar.
Por Teddy u braktis pikërisht në ditën e ditëlindjes edhe pse çdo gjë ishte gati për festë. Teddy mbushi 6 vjeç dhe festa ishte organizuar në një piceri në Tucson në Arizona. Ai priti shokët e shkollës por askush nuk erdhi.
Nëna e vogëlushit shpërndau foton e djalit me fytyrë të mërzitur që priste në tavolinën bosh.
Fotoja e Teddy preku të gjitha personat në rrjetet sociale që shprehën solidaritetin me të.
E madje mes atyre që u prek ishte dhe reperi Dj Khaled i cili shprehu dëshirën për t’i bërë një dhuratë djaloshit.
Nëna e Teddy u shpreh se kishte ftuar plot 32 fëmijë së bashku me prindërit por askush nuk u shfaq në festë.
Por Teddy fitoi shumë miq ndonëse në rrjetet sociale.