Në video është kapur tërësisht momenti shokues ku dy trafikuesit e drogës po përpiqeshin të kalonin në Itali më shumë se 200 kilogramë marijuanë, nëpërmjet motorrëve të ujit.
Sajti prestigjoz DailyMail e rrëfen lajmin me tone shokuese, ndërkohë që vë theksin tëk sasia e marijuanës që kalon vlerën e 1.7 milionë paundëve. Dy trafikuesit u fiksuan në kamera nga një helikopter policie ndërkohë që po tejkalonin detin Mesdhe nga Shqipëria në drejtim të Italisë, mbrëmjen e djeshme. Pasi u lajmëruan nga rojet bregdetare, policia italiane garoi kundër kohës për të ndaluar kriminelët. Ata i ndoqën për rreth 20 minuta deri sa njëri nga kriminelët zbriti dhe iu drejtua bregut, ndërsa tjetri qëndroi në ujë deri sa policët e futën në mes dhe e detyruan të dorëzohet. Dy burrat u kapën në afërsi të bregdetit të Barit.