Blona dhe stili i saj ekstravagant shpesh herë kanë bërë që ajo të komentohet dhe ofendohet nga një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale edhe pse është munduar që shpesh herë të sjellë risi dhe diçka të veçantë.
Së fundmi, këngëtarja shokoi botën me veshjen e saj, kur pas ndarjes së çmimeve Oscar 2018, parakaloi në tapetin e kuq të vipave në Los Angeles.
Bleona u shfaq e veshur me një fustan transparent i cili i ekspozonte tërësisht gjoksin, duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave të huaja e shqiptare, të cilat folën shumë për të.
Mirëpo për këtë veshje Bleona e ka një shpjegim. Për mediat e huaja këngëtarja tregon se gjithçka e bëri që të theksonte më shumë standartet e dyfishta në shoqëri dhe rrëfeu se kishte dëshirë të bënte diçka për barazinë gjinore.
“Të gjithë flasin për barazi gjinore dhe të gjithë mendojnë se është shumë në rregull që një mashkull të dal në skenë pa bluzë, por kur një femër del me një fustan që tregon shumë është një problem i madh. Çfarë ndodhi me barazinë gjinore? Unë dua të bëj diçka për këtë gjë”, tha ajo.
“Për shembull mendoj se ka dy standarde në paraqitjen në tapetin e kuq. Nëse Kim Kardashian apo Lady Gaga do të vishnin të njëjtin fustan si ai i imi do të thonin ‘Uau shikoje atë fustan, shikoje atë trup’. Ndërsa kur e vesha unë njerëzit thonë ‘Oh ajo ka nevojë për vëmendje’, sepse unë vij nga një shtet tjetër. Dhe unë them ‘Normalisht që kam nevojë për vëmendje’, por ju nuk e kuptoni se unë kam qenë Kim Kardashian apo Lady Gaga në vendin tim madje edhe kur Kim Kardashian dhe Lady Gaga nuk ekzistonin”, është shprehur Bleona.