INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokojnë shkencëtarët/ Nëse spërkasim qiellin me kripë do shmangim ngrohjen globale [FOTO]

Shokojnë shkencëtarët/ Nëse spërkasim qiellin me kripë do shmangim ngrohjen globale [FOTO]

Publikuar më: 11:52 27-03-2018

Kripë në atmosferë, kjo është teoria më e fundit për të shmangur ngrohjen globale, që gjeo-inxhinieri i Institutit të Shkencave Planetare të SHBA-ve, Robert Nelson, ka propozuar në një konferencë në Teksas.

Nelson deklaron se nëse e spërkasim tokën me kripë mbi 11 milje mbi qiell mund të ngadalësojë ritmin e ngrohjes globale.

Këtë teori gjeo-inxhinieri e bazon se grimcat e kripës do ta reflektojnë energjinë e diellit në hapësirë, shkruan intv.al

Ai argumenton se nëse e spërkatim tokën me kripën që përdorim për gatim do ta bënte atmosferën më të bardhë dhe nuk do të ndikonte negativisht në sistemet e motit.

Koncepti i çuditshëm bazohet në efektin e ngjashëm të ftohjes së shpërthimeve vullkanike në atmosferë.

Robert propozoi se testimin e hipotezës së tij mund ta bënin fillimisht mbi një zonë jo të banuar ku pritet që të ndikohet nga ndryshimet klimatike.

Megjithatë teoria e tij është përballur me shumë kritika, Matthew Watson, një ekspert i gjeo-inxhinierisë në Universitetin e Bristol në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar se nëse e spërkasim tokën me kripë, klori mund të shkatërroj më keq shtresën e ozonit si klorofluorokarbonet./intv.al/

4A911F5F00000578-5544489-Geo_engineering_is_seen_as_a_plan_B_against_climate_change_to_co-a-10_1522060441984.jpg

4A925AE300000578-5544489-Scientists_say_sprinkling_table_salt_into_the_upper_troposphere_-m-5_1522063665738.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324