INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon 128 vjeçari: Unë jam Adolf Hitler

Shokon 128 vjeçari: Unë jam Adolf Hitler

Publikuar më: 12:43 29-06-2017

Mediat argjentinase kanë publikuar deklaratën tronditëse të Herman Gunthenberg, 128 vjeçarit i cili jeton në Argjentinë. Ai së fundmi ka pranuar për njerëzit se është vërtetë Adolf Hitleri, diktatori i tmerrshëm gjerman, përgjegjës për miliona vrasje në botë.

Që prej zbulimit të tij, shërbimet sekrete filluan të aludonin për identitetin e tij të vërtetë, por 128-vjeçari gjithmonë i kishte mohuar këto akuza. Tani që shërbimi sekret izraelit dha dorëheqjen për hetimet në lidhje me ish-nazistët, argjentinasi deklaroi se ishte Adolf Hitler.

Hitleri dhe e dashura e tij Eva Braun u vranë më 30 prill 1945, në Fuhrerbunker në Berlin, ndërsa trupat sovjetike marshuan në kryeqytet. Shkaqet e vdekjes së tyre u raportuan si pasojë e goditjes me armë zjarri në kokë dhe helmim me cianid. Por teoritë e shumta që janë paraqitur shprehnin  se Hitleri nuk vdiq në moshën 56 vjeçare, pasi testet mbi fragmentet e kafkës që më parë besonin se ishin zbuluar, erdhën nga një grua, shkruan opinon.al.

Gjatë atyre viteve një numër i madh nazistësh u arratisën nga Gjermania drejt amerikës së jugut për t’i shpëtuar gjykimeve për krime lufte.  Në dëshminë e tij 128-vjeçari u shpreh:

“Unë jam përshkruar si njeriu i keq, vetëm sepse humba luftën. Kur njerëzit dëgjojnë anën time të historisë, e ndryshojnë mënyrën e tyre të perceptimit. Nuk kam përse dënohem për krimet e luftës të cilat unë nuk i kam kryer, jam fshehur prej vitesh me rradhë nga çifutët dhe mendoj se e kam marrë ndëshkimin tim” – u shpreh ai.

Nga ana tjetër bashkëshortja e tij Angela Martinez u shpreh se ai është vërtet një ish nazist, por dyshon që është Hitleri për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka si pasojë e moshës dhe demencës. Sipas saj ai shpesh flet për djajtë dhe çifutët por kjo nuk do të thotë që ai është Hitleri.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545