INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon babai nga Puka: “Kam frikë nga gruaja mos më vret djalin”

Shokon babai nga Puka: “Kam frikë nga gruaja mos më vret djalin”

Publikuar më: 15:42 02-08-2017

Pavarësisht ashpërsimit të dënimit, rastet e dhunës në familje nuk kanë të sosur në vendin tonë. Rasti më i fundit është shënuar në Pukë, ku një nënë ka dhunuar barbarisht djalin e saj vetëm 10 vjeçar. Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili ka denoncuar bashkëshorten në polici por ka qenë gjykata e Pukës ajo qe ka vendosur ta lërë të lirë 30 vjeçaren. Në një denoncim që ka bërë në media, bashkëshorti i saj Visar Laci thotë se gruaja e tij është me probleme mendore. Sipas tij bashkëshortja ka goditur me grushte djalin vetëm 10 vjeç, e për pasojë fëmija ka mbetur me trauma për shkak të dhunës.
Denoncimi në media i Visar Laci:
“Përshëndetje, unë quhem Visar Laci nga Puka. Gruaja me ka dhunuar çunin Erald Lacin dhe gjykata e Pukës nuk mori masa por e lanë të lirë. Unë jetoj vetëm, punoj e kam frikë se vjen gruaja ose kunata e me vrasin çunin. Ajo duhet dënuar pse e lëne të lirë apo kur të ndodhë fatkeqësia atëherë do kujtohen? Çuni është vetëm dhjetë vjeç dhe kam edhe foto e ka bërë policia, raport mjekoligjor.
Ajo është rrezik se është me kriza nervore, po ashtu edhe vëllai i saj, të paktën të merret shteti se ndryshe do merrem vetë. Kam dy fëmijë e nuk dua ti lë rrugëve, për një të çmendur, ajo duhet dënuar ose do e çoj deri në gjykatë të lartë.
Kanë frikë kalamajt, djali dhe vajza zgjohen natën të trembur nga ajo që i bëri çunit. Dua të mi bëhet analiza e kokës djalit se e ka dëmtuar në kokë nga goditjet me grushta. Ajo është e lirë pasi rrahu djalin. Me 15 shtator kemi gjyqin për divorc, por deri atë dite duhet ndjekur djali nga pas se mos ti bëjë gjë ajo, apo tezja e djalit".

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936