INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon C.Ronaldo: 6 klasë shkollë kam

Shokon C.Ronaldo: 6 klasë shkollë kam

Publikuar më: 08:39 12-09-2017

Ylli portugez i përfaqësueses së Portugalisë dhe i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka insistuar përballë gjykatës spanjolle se nuk ka kryer asnjë evazion fiskal për shumën 14.7 milionë eurosh që akuzohet në Spanjë.

Për këtë gjë, ai i ka kujtuar edhe një herë gjykatëses se ka luajtur për shumë vite në Angli dhe kurrë nuk ka pasur probleme me taksat.

Duke nënkuptuar një dëshirë për t'u rikthyer në Premier League. "Unë jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll, për llogaritë e mija paguaj njerëz profesionist që të merren", ka theksuar Ronaldo përpara gjyqtares Monika Gomez Ferrer.

“E përsëris, unë i kam paguar taksat, nëse nuk kam paguar mjaftueshëm do t'i paguaj sërish", mbylli Ronaldo deklaratën e tij përpara trupit gjykues.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562