Jona Spahiu ka zbuluar sot se është në mbështetje të studentëve që po protestojnë prej 4-ditësh në kryeqytet, të cilët kërkojnë nga Ministria e Arsimit që t’i plotësojë kërkesat e tyre.
Moderatorja e njohur Jona Spahiu ka bërë pjë postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo publikoi një ndër pamjet më “shpresëdhënëse” që mund të ketë parë ndonjëherë.
Madje Jona tregon për herë të parë edhe një dramë tronditëse familjare. Nëpërmjet këtij postimi, moderatorja kujton kohën e saj si studente dhe periudhën më të vështirë kur i ati ishte i burgosur.
“Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga Fakultetet Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vitet e jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë zënë sytë”, shkruan Spahiu bashkëngjitur me foton.
Ndërkohë në foton e publikuar nga ajo, shfaqen me dhjetëra studentë që protestojnë për përmbushjen e kërkesave si, përgjysmimin e tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.