Shpesh hasemi me deklarata të ndryshme nga personazhe të njohur të medias që brenda ambienteve të televizionit dhe jo vetëm seksi në shkëmbim me eprorët është bërë faktor i rendësishëm për të marrë poste të ndryshme. Gazetari i njohur Enkel Demi teksa ka qenë i ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon ka folur pikërisht për këtë temë:Ekziston seksizmi në media?
“Ekziston, dhe është ambient i ndyrë. Shumë shpesh paragjykohesh dhe nga pamja e jashtme apo mënyra se si prezantohesh në kamera. Është ambient i ndyrë, ka prostitucion në media. Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur. Dhe shumë shpesh viktima janë vajza të vogla, por dhe djem që duan të bëjnë karrierë. Shkaktarët janë ata që kanë gjëra në dorë, që kanë pushtet në media dhe nuk janë pronarët e medias.”- është shprehur gazetari i njohur teksa ia konfirmon edhe Sonila Meço.