INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon raporti/ Ballkani fuçi baruti, rreth 30% e popullsisë ka armë

Shokon raporti/ Ballkani fuçi baruti, rreth 30% e popullsisë ka armë

Publikuar më: 16:42 20-06-2018

Armët në duart e civilëve. Dhe duket se Ballkani vijon të mbetet një fuçi baruti. Rreziku vihet re tek pikërisht tek fqinjët tanë ku mbi 30% e banorëve janë të armatosur. Sipas një studimi të publikuar nga Small Arms Survey me bazë në Gjenevë nënvizohet se kryeson Mali i Zi, ndjekur nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova Këto shtete renditen ndër 25 vendet e para në botë kur bëhet fjalë për përqindjen e armëve të zjarrit për 100 persona.

Por çfarë thuhet në raport për Shqipërinë?

Rreth 350 mijë armë janë në duart e civilëve në Shqipëri, thënë ndryshe 12 në 100 persona posedojnë armë .

Në botë citon raporti ka më shumë se 1 miliardë armë zjarri dhe pjesa më e madhe e tyre është në duart e civilëve thuhet në analizën e Small Arms Survey.

Euronews duke u bazuar në vlerësimin e fundit shkruan se pikërisht 85% e armëve janë në duart e civilëve, 13 përqind në duart e ushtrive dhe 2 përqind në duart e agjencive ligjore.

Sipas organizatës “Small Arms Survey”, numri i posedimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë është në rritje.

Vlerësohet të jenë më shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, duke shënuar një rritje prej 17% gjatë 10 viteve të fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e parë për vitin 2017 sa i përket posedimit të armëve nga civilët.. Pas SHBA-së me 393 milionë armë, është India me 71 milionë armë zjarri dhe në vendin e tretë është Kina me 50 milionë armë.

Shqipëria

shqiperia_arme.png

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211