INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokon Rita Ora: Madonna më ka vënë të gjunjëzohem!

Shokon Rita Ora: Madonna më ka vënë të gjunjëzohem!

Publikuar më: 11:48 14-03-2016

Duket se titulli “Mbretëresha e Muzikës Pop” nuk është shaka për Madonna-n dhe diçka të tillë e ka rrëfyer këngëtarja me origjinë shqiptare.

Madonna e ka vënë Rita Orën të gjunjëzohet herën e parë që janë takuar. Rita Ora shpjegon se kërkesa e yllit të hitit “Frozen” erdhi për shkak të ndriçimit në skenë. Dy bukuroshet u takuan 3 vjet më parë në një event bamirësie në Londër dhe kur Madonna u fut në skenë gjithë ndriçimi ishte i vendosur përreth saj. Kështu ajo i kërkoi Ritës që të gjunjëzohej dhe më pas filluan të bisedonin. Megjithatë duket se artistja e rritur në Britani, jo vetëm që nuk e vret mendjen, por gjithashtu po fluturonte nga gëzimi pasi po takonte Madonna-n. Ajo vetë e justifikoi divën e muzikës duke thënë se “ajo është Madonna dhe mund të bëjë çfarë t’i teket”. Kujtojmë se më vonë Rita u shfaq si figurante në videoklipin “Bitch I’m Madonna”, duke vulosur kështu marrëdhënien shumë të mirë ndërmjet dy artisteve. Dhe sa i përket gjunjëzimi, kërkesë e çuditshme, por fundja...ajo është Madonna!

Article Logic
Execution time: 0.0037658214569092