Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë shokuese për të sëmurët me kancer gjatë një mitingu në Nevada.
Duke mos i interesuar sëmundja e tyre, Trupm i fton të mbijetojnë deri më 8 nëntor, ditën e zgjedhjeve që të mund të japin votën për të!
“Nuk më intereson sa të sëmurë jeni. Nuk me intereson nëse sapo jeni kthyer nga mjeku dhe ai ju ka dhënë prognozën më të keqe të mundshme që do të thotë se ka ardhur fundi. Nuk ka rëndësi. Mbahuni deri me 8 Nëntor! Dilni votoni”
Sipas mediave ndërkombëtare, duke folur me stilin e tij arrogant, Trump i siguroi njerëzit që janë në prag vdekje se pasi të ndërrojnë jetë të gjithë do themi “ju duam dhe nuk do ju harrojmë”.