Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, akuzoi politikën e jashtme të SHBA-së në kohën kur Hilari Clinton, rivalja e tij aktuale në garën presidenciale, ishte sekretare shtetërore dhe theksoi se ajo duhet të njihet si “themeluese e Shtetit Islamik”.
Trump deklaroi se beson që presidenti amerikan Barak Obama është penduar që ka zgjedhur Hilari Clinton në atë funksion.
Në fjalimin në tubimin në qytetin Dejtona, në Florida, Trump kritikoi edhe politikën e Hilari Clinton ndaj Lindjes së Afërtë pasi ajo, siç pohoi, solli edhe formimin e Shtetit Islamik.