Shkëmbimi i mesazheve në raste festash është më se i zakonshëm dhe intim deri diku, por Noizy mesa duket ka vendosur që një nga urimet që i kanë bërë ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në Instagram.
Njëri nga të njohurit e tij, e uron për vitin e ri, por e veçanta e këtij mesazhi është ngatërresa që i është bërë njërës nga fjalët. Mesa duket fjala që është ngatërruar nga autori që e ka shkruar mesazhin, i ka pëlqyer reperit. “Amin të lumtë goja vëlla”, ka shkruar reperi.
Bëhet fjalë për fjalën “qoftë”, dërguesi e ka ngatërruar apo e ka bërë më dashjekëtë nuk mund ta themi me siguri, por ai e ka shkruar “q*fto sa më suksesshëm”.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë ndjekësit e tij në Instagram të sulen me komente nga më të ndryshmet. Duket se edhe atyre u ka pëlqyer më shumë urimi “Q*iftë sa më suksesshëm”, dhe jo “qoftë sa më i suksesshëm”.