Partia Demokratike publikoi sot të tjera përgjime nga Prokuroria e Përgjithshme, sesi sipas saj Taulant Balla, Ardi Veliu, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama krijuan dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti.
Salianji bëri publike një bisedë të Alizotit, të bërë tre ditë para se të dilte publikisht si personi që kishte imituar Agron Xhafaj.
‘’Më është afruar një gjë e mirë nga ana tjetër’’ tha Salianji.
Në përgjimin tjetër ai thotë se më mirë bëj një vit burg e të marr ato që më janë afruar sesa të rri kështu. Pra në çdo rast ai provon se është dëshmi e rreme.
Po kështu, pas rekrutimit zyrtarisht të Alizotit, Veliu thotë:
‘’Çfarë lidhje ke ti me këto punë, kur nuk ke lidhje?’’