Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shijak të Durrësit.
Një 42-vjeçare është helmuar nga nusja e saj 19-vjeçare duke i hedhur ilaç kundër insekteve në një gotë me kos. Fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikut për jetën, pas ndërhyrjes së mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: • Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil). Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal.
Ndërkohë është zbardhur dëshmia paraparake e nuses 19-vjeçare nga Durrësi që tentoi të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në gotën e kosit.
“BalkanËeb” bën me dije se Elda Tanushi ka treguar në polici arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim.
Ajo ka thënë se ishte martuar vetëm 4 muaj më parë, por që nga ai moment sherret me vjehrrën kishin qënë të vazhdueshme, madje edhe është dhunuar.
“Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot”,- mësohet të ketë thënë ajo.
Në gjiThë këto sherre bashkëshorti i 19-vjeçares nuk ka qënë prezent, pasi fill pas dasmës ai ka emigruar në Greqi, aty ku punonte prej vitesh. Pas martese ai ua ka besuar nusen, prindërve, por me sa duket bashkëjetesa mes të treve ka degjeneruar në sherr.