Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku 32 vjeçari, Emiljan Tushini ka tentuar të djegë nënë e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ai është arrestuar nga policia, dhe mësohet sa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “vjedhja” dje “Plagosje e lehtë me dashje”.
Policia bën me dije se:
“32-vjeçari më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8 në Korçë, në banesë dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse benzinë në trup dhe më pas i ka vënë flakën”.
Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.