INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese: 68 vjeçari zbulon se është martuar me mbesën, por vendimi i tij do t’iu habisë!

Shokuese: 68 vjeçari zbulon se është martuar me mbesën, por vendimi i tij do t’iu habisë!

Publikuar më: 15:09 03-10-2016

Doza e sotme e “Çfarë dreqin po ndodh”” vjen direkt nga Florida.

Është historia e një 68 vjeçari nga Miami i cili u martua me gruan për të cilën më vonë mori vesh se ishte mbesa e tij.

68 vjeçari ndihej i vetmuar por  pasi fitoi një ton me para aplikoi në një agjenci takimesh ku u takua me një vajzë 24 vjeçare.

" Ndjeva diçka të çuditshme sapo  e pashë. Ishte një lloj déjà vu-je, por nuk më shkonte mendja përse më dukej kaq e njohur", tregoi 68-vjeçari për "Florida Post" i cili preferoi të ishte anonym.

Ndërkohë ai kishte dalë nga dy martesa të mëparshme.

Në një moment ajo  kishte përmendur faktin se familja e saj jetonte në Montgomery, por nuk kishte qenë në kontakt me ta prej vitesh për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishin patur.

Çuditërisht më vonë, teksa po shfletonte albumin e  vjetër të fotove të familjes,  ai zbuloi se femra me të cilën ishte martuar ishte vajza e djalit të madh nga martesa e parë.

Por duket se ky fakt nuk ishte aspak shokues për të 68 vjeçarin. Ndihej vërtet keq për grua-mbesën e tij por kishte një vështrim optimist ndaj situatës.

“Vij nga dy martesa të dështuara dhe nuk kam ndërmend të kem edhe një të tretë të tillë”.

24-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë në gjimnaz dhe babai- djali i bashkëshortit njëherësh gjyshi i saj- e kishte përzënë nga shtëpia.

 Për çudinë e të gjithëve, dhe mbesa-grua e mbështet këtë martesë të çuditshme të saj.

“Kur pashë babain tim në atë album fotosh, më përshkoi një ndjenjë e madhe dëshpërimi. Çdo çift është i vëçantë në mënyrën e tyre. Megjithatë ndjej se lidhja jonë është aq e fortë saqë edhe diçka e tillë nuk ëhstë e mjaftueshme sat ë na bëjë të heqim dorë””, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279