Një video shokuese ku një bandë shkelmon me shkelma pa mëshirë një burrë përpara se ti marrin motorin e tij është bërë virale.Ndërsa ata e shkelmojnë viktima dëgjohet duke bërtitur: "çfarë po bëni?"
Sulmi ndodh në mes të ditës në Bimingham. Autorët qeshin dhe vijojnë ta qëllojnë pa pushim e të tjerë qëndrojnë pa bërë asgjë, por vetëm regjistrojnë me telefon skenën.
Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale gjatë natës së kaluar dhe menjëherë u bënë virale. Dy prej të rinjve i morën motorin, ndërsa të tjerët vazhdojnë ta godasin me shkelma në kokë. Reagimi në mediat sociale ka qenë tepër i madh dhe i kanë kërkuar policisë të arrestojnë agresorët.