Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tiranë, ku dy burra janë konfrontuar me një person me aftësi të kufizuara. Pas një debati, dy të rinj e qëllojnë me këmbë lypësin e gjymtuar, i cili tenton të mbrohet me duar sepse ato janë të vetmet që mund të lëvizë, siç mund të shikohet nga videoja e publikuar nga “Jeta osh qef”. Nuk dihet pse dy burrat kanë bërë këtë veprim të pajustifikueshëm, aq më tepër ndaj një personi të gjymtuar.