Viktima e abuzimit është një vajzë shqiptare, e cila gjatë kohës që ndodhi ngjarja ka qenë 22 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se dhuna ndaj shqiptares ndodhi në një diskotekë në Milano në 2013-ën
Ka përdhunuar një 22- vjeçare shqiptare, në grup bashkë me shokët e tij, bëhet fjalë për ish-lojtarin e Real Madridit, Manchester City dhe Milanit së fundmi, Robinho-n.
Robinho është dënuar nga Gjykata e Milanos ku në krye të këtij gjykimi ka qenë gjykatësja Mariolina Panasiti, ky vendim është marrë pas nëntë seancash të bëra. Ish-lojtari i Milanit akuzohet për dhunë seksuale në grup, ndaj një shqiptareje asokohe 22 vjeçe.
Kjo histori ka ndodhur në një diskotekë në Milano në 22 janar 2013.