INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese! Konsumonte kokainë, futbollisti i njohur humb Botërorin, pezullohet nga FIFA [FOTO]

Shokuese! Konsumonte kokainë, futbollisti i njohur humb Botërorin, pezullohet nga FIFA [FOTO]

Publikuar më: 18:24 08-12-2017

Kombëtarja e tij duhet të mendojë për një zëvendësues të denjë, por me siguri do e ketë të vështirë. Gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, shënuesi më i mirë i kombëtares së Perusë, Paolo Guerrero, ka rezultuar pozitiv ndaj kokainës në testin andti-doping. Me 31 gola në 86 ndeshje, Paolo Guerrero është shënuesi më i mirë i kombëtares së Perusë. Sulmuesi dhe kapiteni i kësaj kombëtareje është dënuar nga FIFA për 1 vit, pasi kjo substancë është e ndaluar nga shoqata Anti-Doping (WADA).
Dënimi ka filluar që nga 3 nëntori i këtij viti dhe është i vlefshëm në të gjitha kompeticionet. Kjo do të thotë se ai do të mungojë në Kupën e Botës në Rusi, e cila në fakt është e para në historinë e kombëtares së tij.

gerro.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039