“Babai i ëmbël” apo “Sugar daddy”, ky është një term që përdoret për të gjithë ata burra, që kërkojnë vajza të reja për shoqëri ose seks, përkundrejt pagesave.
Por nëse mendoni se është një term i ri dhe që pakkush e njeh, ju themi që portali “Seeking Arrangements”, ku futen meshkuj dhe femra ka 10 milionë përdorues në 139 shtete. Rreth gjysma e përdorueseve femra të këtij rrjeti fitojnë më shumë se 3000 dollarë në muaj nga “baballarët e ëmbël”, plus shumë favore të tjera.
Femrat që frekuentojnë “baballarët e ëmbël” thonë se ato nuk janë prostituta, madje shumë prej tyre studiojnë mjekësi, juridik dhe shumë profesione të tjera. Arsyeja pse janë pjesë e këtij sajti është që këta meshkuj (të cilët shumica janë nga 30-50 vjeç) të paguajnë shkollimin e tyre.
Një përdoruese 21- vjeçare thotë: “Nuk duhet të bësh seks. Natyrisht ata e duan këtë, por vetëm pasi ndërton një marrëdhënie”, është një marrëdhënie normale mes një personi me më shumë pasuri se ti”.