Të dhëna shqetësuese vijnë nga statistikat e moshave që shohin pornografi.
Një studim ka zbuluar se më shumë se 10% e fëmijëve të moshës 10 vjeçare kanë parë pornografi të fortë në internet. Statistikat shokuese të grumbulluara nga firma e sigurise kibernetike Kaspersky Lab zbuloi se 11% e 10 vjeçarëve janë ekspozuar ndaj pornografisë nëpërmjet një pajisjeje në shtëpinë e tyre, telefon, tablet apo kompjuter. Sondazhi i zhvilluar në 1 mijë fëmijë në moshën ndërmjet 10 dh 15 mbi zakonet e tyre të internetin zbuloi se deri në moshën 10 vjeçare rreth 42% e të pyeturve kishin parë në internet diçka me “fjalor të keq”. Një total prej 28% të 10 vjeçarëve thanë se kishin parë gjithashtu skena të dhunshme apo me gjak. E thënë shkurt, kot lodheni duke i çuar fëmijët në kopësht apo shkollë, ata edukohen në internet.