Një nënë 15-vjeçare në Kinë ka shokuar opinionin publik në mbarë botën me veprimin e saj teksa ka hedhur në plehra foshnjen e saj të porsalindur.
Një video në ashensor ka kapur momentin kur adoleshentja fut vajzën në një kuti këpucësh dhe me pas në një qese me plehra.
Video është filmuar në një ndërtesë në Kinën juglindore, në Shenzhen.
Mediat e huaja shkruajnë se foshnja e mbuluar në gjak, është gjetur nga një pastruese.
Në momentin e gjetjes, foshnja ishte me temperaturë të ulët por ende në jetë.
Mësohet se foshnja e gjetur është adoptuar nga gjyshërit.