Një video e postuar në rrjetin social Twitter ditën e djeshme është bërë virale në të gjithë botën.
Në video shfaqet një nënë duke tërhequr zvarrë fëmijën e saj 4-vjeçar në qendrën e qytetit të Liverpulit. Videoja e gruas duke tërhequr fëmijën me një litar u postua nga një dëshmitar i tronditur.
Nëna e djalit emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka reaguar duke kërkuar që të mos gjykohet nga njerëzit përpara se të mësojnë situatën ku ajo ndodhej.
Ajo thotë se djali i saj vuan nga autizmi, ka kriza dhe hedh veten ne tokë, shkruan DailyMail.
“Ajo se çfarë jam duke bërë në këtë video është mënyra e vetme për ta lëvizur tim bir, ai gjithmonë e bën këtë dhe nuk më lejon ta prek apo ta çoj lart.” shpjegon kështu nëna e djalit për të gjithë replikuesit. Gjithashtu ajo shton “ Njerëzit më shohin tashmë si një nënë të keqe, por unë nuk jam e tillë”.