Reperi 20-vjeçar amerikan është qëlluar me armë zjarri në Floridam, SHBA. Bëhet fjalë për Dëayne Onfroy ose i njohur me emrin e artit “XXX TENTACION” i cili ka arritur të fitojë famë të madhe me këngët “Sad” dhe “Changes” të albumit të tij të parë duke u renditur në vend të 7 dhe 37 respektivisht të Billboart Hot 100.
Sipas dëshmitarëve reperi amerikan nuk ka shenja jete pasi është qëlluar me armë zjarri, dhe më pas Sherifi i Broëard Co ka raportuar që ai ka vdekur.
Mësohet se 20-vjeçari ishte në një dyqan motoçikletash dhe sapo është futur në makinën e tij është qëlluar me armë, bën me dije TMZ. Ai ka patur disa probleme të tjera ligjore dhe shumë akuza, ndër të cilat dhuna ndaj të dashurës së tij shtatzënë.