Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, që shfaq momentin kur një shef në Kinë godet punonjësit e tij para gjithë punëtorëve tjerë të kompanisë, me arsyetimin se nuk kanë punuar mjaftueshëm.
Bosi i Shanxi Changzhi Zhangze dhe Bankës Tregtare, mund të shihet duke goditur tetë punonjësit e tij me shkop druri në prapanicë, derisa kolegët e tyre shikonin të habitur me veprimin e shefit të tyre.