INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese! U përdhunua për disa muaj nga xhaxhai, 10-vjeçarja në Indi bëhet nënë

Shokuese! U përdhunua për disa muaj nga xhaxhai, 10-vjeçarja në Indi bëhet nënë

Publikuar më: 18:43 17-08-2017

Një 10-vjeçare e përdhunuar të cilës i ishte mohuar e drejta për të abortuar nga gjykata supreme në Indi ka lindur sot një fëmijë të gjinisë femërore.

Fëmija ka lindur mjaftë normal dhe peshon 2.5 kg. Gjithashtu edhe nëna është në gjëndje shumë të mirë shëndetësore. Vajza është përdhunuar disa herë gjatë muajve të fundit nga Xhaxhai i saj, para se ai të arrestohej.

Mirëpo vajzës nuk i është treguar se ka lindur, por i është thënë se do të operohet për shkak të disa problemeve në stomak.  Shtatzënia e saj ishte zbuluar, pasi është dërguar në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha, disa muaj më parë.

Prindërit e vajzës kanë refuzuar ta marrin foshnjën e sapolindur dhe janë pajtuar që ajo të adoptohet.

Gjykata Supreme nuk i ka lejuar abortin, për shkak se gjendja e vajzës është zbuluar vonë, dhe një gjë e tillë do të ishte “shumë e rrezikshme”.

Çështja e vajzës 10 vjeçare ishte kryelajm  në mediat indiane gjatë javëve të fundit, pasi autoritetet kanë bërë të ditur se ky është rasti i parë i një lindje në moshë kaq të re.

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768