INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion kërkon amnisti për  puntorët e hashashit

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion kërkon amnisti për puntorët e hashashit

Publikuar më: 13:18 16-11-2016

Amnisti për të gjithë ata persona të akuzuar për kultivim të lendeve narkotike, si dhe për përdoruesit e hashashit. Kjo është deklarata e Shoqatës së Avokatëve Anitikorrupsion e cila kërkon nga presidenti i Republikës që të ndërhyjë urgjentisht duke lëshuar një dekret për amnisti, për të gjithë përdoruesit dhe punonjësit e bukës së gojës në parcelat e hashashit, deri sa të bëhen ndryshimet në kodin penal. Kjo shoqatë deklaron se “në qoftë se ligji do jetë i barabartë për të gjithë, atëherë mbrapa hekurave të burgut duhet të ishin kryepleqtë dhe kryetarët e bashkive, që kanë në administrim territore të tëra ku është mbjellë dhe kultivuar hashash”.

“Lironi nga burgu te gjitha ata te cilet mbushen xhepat tuaj, duke punuar si skllever naten dhe diten ne parcelat e hashashit”- apelon SHAA.

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626