INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqata e Gazetarëve thirrje Kuvendit: Mos votoni nenin që burgos gazetarët [FOTO]

Shoqata e Gazetarëve thirrje Kuvendit: Mos votoni nenin që burgos gazetarët [FOTO]

Publikuar më: 18:51 17-08-2016

Projektligji “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” ka përfshirë edhe median, kryesisht në nenin 13 të këtij drafti si pjesë e paketës për reformën në drejtësi. Sipas këtij neni, i cili garanton pavarësinë e prokurorëve,  edhe mediave i ndalohet ajo që quhet “influencë e papërshtatshme” e ushtruar mbi prokurorët e posaçëm.

Menjëherë sapo është njohur me nenin 13, ka reaguar edhe Shoqata e Gazetareve, me anë të një letre dërguar Kuvendit të Shqipërisë, me kërkesën për të mos e votuar këtë nen, i cili bie në kundërshtim me lirinë e mediave. Sipas Shoqatës së Gazetarëve, ky nen është cilësuar si nen që kërkon t’i mbyllë gojën medias së lirë dhe që instalon një gjendje censure në vend e cila thyen lirinë e plotë të fjalës e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë. Ai përbën një kërcënim të hapur për lirinë e shprehjes dhe si i tillë nuk mund të diskutohet e aq më pak të votohet në një vend që synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe dënimi në kodin penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar, në lidhje me këtë protestë të Shoqatës së Gazetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0026440620422363