INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqata e Hidrokarbureve kundërshton tarifën e licensimit

Shoqata e Hidrokarbureve kundërshton tarifën e licensimit

Publikuar më: 13:45 28-02-2017

Shoqata e Hidrokarbureve kërcënon me pezullim të shitjes së karburanteve nëse rikthehet tarifa e lartë per licensimin e pikave të karburantit.

Sipas Unionit shuma është e lartë e pa arsyshme dhe e pa argumetuar.


Ministria e Industrisë ka kërkuar të vendos tarifën prej 3 milionë lekë për Tiranën dhe 1 milionë lekë në rrethet për të marr një lincensë për hapjen e një pikë karburanti.

 

LETRA E PLOTË

“Në vijim të takimit të datës 27 Shkurt 2017 në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë me Z. Dritan Spahiu, Drejtor i Politikave dhe Zhvillimit te Hidrokarbureve po ju drejtohemi me kerkesën e mëposhtme në lidhje me amendimin/përcaktimin e nivelit të ri të tarifës së liçencimit të tregtimit me pakicë. Rikujtojmë që niveli i tarifës së Licencimit i përcaktuar në pikën 9 të Kreut II të VKM Nr.970 Datë 02.12.2015 “Për Përcaktimin e Procedurave dhe të Kushteve për Dhënien e Licencave për Tregtimin e Naftës Bruto dhe Nënprodukteve të saj” u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me Vendimin Nr.86 datë 30.12.2016.

Fillimisht shprehim keqardhjen tonë për mungesën e bashkive kryesore në takim në mënyrë që të sqarohej se çfarë shërbimesh do të japi pushteti vendor në këmbim të rritjes së pagesës, argumentimi i nivelit të tarifës (3 000 000 lekë për Bashkinë e Tiranës si dhe 1 000 000 lekë për Bashkitë e tjera), konsultimin me grupet e interesit që lobojnë për mbrojtjen e interesave të biznesit në mëyrë që të gjitha palët të komentojnë dhe shqyrtojnë thelbin e kesaj tarife që kërkojnë të aplikohet dhe rrjedhojat që ajo sjell në biznes.

Ju vëmë në dijeni se të gjithë anëtarët e të dyja Shoqatave kryejnë veprimtari në tregun e hidrokarbureve duke përfshirë veprimtarinë e prodhimit, eksportimit, importimit, shpërndarjes, transportit, shitjes me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, dhe për këtë arsye konsiderohemi si “grupe interesi” sipas përcaktimeve qoftë të ligjit 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” si dhe ligjit 119/2014 “Për drejtën e informimit”.

Gjatë takimit u informuam nga Z. Spahiu se VKM 970/2015 i janë bërë disa amendime ku një prej tyre është përcaktimi i pagesës për Pushtetin Vendor si vijon: Pagesa për dhënien e licencës në vlerën 3 000 000 (tre milionë) lekë për Bashkinë e Tiranës si dhe 1 000 000 (një milion) lekë për Bashkitë e tjera. Niveli i licencimit në këtë masë për ne është shumë i lartë, arbitrar, i paarsyeshëm si dhe i paargumentuar. Tarifa që ju kërkoni të miratoni nuk është i mbështetur në ndonjë studim paraprak, është e pajustifikuar, nuk përcakton shërbimin që do të ofrohet kundrejt kësaj pagese etj.

Ne do ta konsiderojmë si jo të përshtatshme dhe në kundërshtim dhe me nismën e qeverisë shqiptare për konsultim publik dhe të gjerë të ligjeve dhe akteve nënligjore faktin nëse nuk merren parasysh mendimet e shoqatave për Nivelin e Tarifës së Licencimit. Ne besojmë se konsultimi me palët e interesuara nuk është thjesht një vlerë e shtuar në procesin ligjbërës por edhe një parakusht për një proces të vendimmarrjes demokratike dhe të përgjegjshme.

Kërkesa jonë vjen si rrjedhojë e shqetësimit të ngritur nga operatorët e tregut në lidhje me nivelin e licencimit, pasi parë në këndvështrimin tonë miratimi i VKM-së do të sjell probleme në funksionimin e tregut të hidrokarbureve duke mos përjashtuar edhe mbylljen/pezullimin e shitjes së karburanteve deri në marrjen parasysh të mendimeve të shoqatës dhe pasqyrimin e tyre në VKM.

Për sa më sipër, ju kërkojmë që të na organizojnë një takim me Ju, stafin tuaj dhe bashkitë kryesore në mënyrë që të diskutojmë mbi përcaktimin e nivelit të ri të tarifës së licencimit të tregtimit me pakicë.

Duke besuar se do ta merrni parasysh plotësimin e kësaj kërkese në një kohë sa më të shpejtë. Ju falënderojmë dhe ju vëmë në dijeni se mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883