INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqata e Transportit Urban: Të dyja llojet e aboneve do të njihen

Shoqata e Transportit Urban: Të dyja llojet e aboneve do të njihen

Publikuar më: 14:48 29-05-2017

Të dyja llojet e aboneve, ajo me pullë dhe ajo pa pullë, që përdoren për transportin urbanë do të njihen.
Deklaratën e ka bërë Shoqata e Transportit Urbanë menjëherë pas njoftimit të Bashkisë se abonentë me pullë nuk do të njihen.

Drejtori i Shoqatës, Ferdinand Ibrahimi, tha se për 13 operatorët e Shoqatës abonetë do të njihen njësoj.
"Informojmë prapë të gjithë qytetarët e Tiranës, kushdo që blen abone të përgjithshme apo studenti, në të dy rastet aboneja është në rregull. Pra nuk ka asnjë keqkuptim.Të gjitha abonetë, si me pullë, si pa pullë do të shiten. Këto që janë pa pullë është detyra jonë ti shohim me kujdes që të mos falsifikohen abonetë sepse ka pak elementë sigurie" deklaron Ibrahimi
Ibrahimi sqaron se sipas një vendimi të Këshillit bashkiak janë vetë operatorët ata që vendosin pullën si element shtesë sigurie për të evituar qarkullimin e aboneve false.

Sipas njoftimit të Bashkisë, me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.
Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146