INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shoqatat e biznesit kundër taksës së regjistrimit, do i drejtohemi Strasburgut [VIDEO]

Publikuar më: 12:54 02-12-2016

Shoqatat e biznesit bëhen bashkë kundër taksës së regjistrimit në Dhomën e Tregtisë. 18 shoqata dhe dhomat e huaja të tregtisë që operpojnë në vendin tonë,  kërkojnë mbështetjen e opozitës për të miratuar dekretin e presidentit Nishani. Kreu i shtetit rrëzoi ligjin i cili detyron antarësimin e bizneseve pranë Dhomës së Tregtisë, duke paguar një taksë vjetore. Shoqatat e Biznesit janë të vendosura për të kundërshtuar këtë ligj, duke paralajmëruar dërgimin e tij jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese por deri në Strasburg.
“Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese e deri në Strasburg
Shpresoj ta mbyllim këtu, në rast të kudnër ne kushtetuese dhe
Antarësimi i detyrueshëm pranë Dhomës së Tregisë cilësohet si taksë shtesë nga Mark Crowford, përfaqësuesi i Dhomës Amerikane e Tregtisë.
Mark Crowford:
“Pronari duhet të jetë i lirë se ku do të antarësohet, jemi kundër takses së fshehtë.
Pas takimit për rreth 30 minuta në selinë blu mes shoqatave të Biznesit dhe Nënkryetarit të PD Edmond Spaho, opozita deklaron votën pro dekretit.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875