INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqe të ngushta? Deklarata e Kejsi Tolës për Olta Bokën na habiti të gjithëve dhe me siguri as asaj të fundit nuk i ka pëlqyer aspak

Shoqe të ngushta? Deklarata e Kejsi Tolës për Olta Bokën na habiti të gjithëve dhe me siguri as asaj të fundit nuk i ka pëlqyer aspak

Publikuar më: 14:40 02-01-2019

Ndonëse prej vitesh në skenë dhe me një jetë private mjaft diskrete, për Kejsi Tolën nuk është se kemi dëgjuar shumë tituj rozë. 

E megjithatë së fundmi dhe Kejsi nuk mund t'i shpëtonte vorbullës së showbizz-it pasi u përfol për një lidhje të mundhsme me Flori Mumajesin.

E ftuar në 'Shiko Kush Luan' ndër të tjera Kejsi na habitit me një 'deklaratë' për shoqen e saj të ngushtë Olta Bokën.

Kejsi ishte përballë me Krusitën dhe u pyet se cila është njëra nga vajzat e showbizit e cila përpiqet por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli.

Duke mos ditur se çfarë emri të thoshte, Kejsi u mendua pak deri sa tha emrin e Olta Bokës. Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes vajzave, por me shumë gjasa Kejsit i duhej një emër me patjetër dhe ai i Oltës mund të ketë qënë i pari që i ka ardhur në mendje duke e ditur që asaj nuk do ti ngelë hatri.

Kujtojmë se Kejsi Tola dhe Olta Boka kanë kaluar të njëjtën eksperiencë në Eurovizon në përfaqësimin e Shqipërinë, duke qënë shumë të vogla në moshë. Veç kësaj kanë qenë (ose janë) mike shumë të mira edhe pse kohët e fundit nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Më parë këndonin së bashku në evente dhe mbrëmje të muzikës “live” por kohët e fundit Kejsi është shkëputur nga këto performanca duke iu bashkuar grupit të njohur “Threedots”.

kejsi_olta.jpg



Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652