Në mënyrë origjinale shoqëria civile ka protestuar përballë fakultetit ekonomik, ku po kryhen punime për ndërtimin e një pallati.
“Këtu prehet Rilindja” kanë shkruar në një gur në vendin, ku po kryhen punimet.
Ata kanë thënë se janë mbledhur për ti thënë lamtumirë Rilindjes.
“Motra dhe vëllezër. Jemi mbledhur këtu sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit RILINDJES, që nuk u rilind dot kurrë. Jemi këtu sot për të ngushëlluar njëri-tjetrin sepse është një humbje që na prek të gjithëve. Rilindja erdhi si shpresë e njerëzve për të zhbërë padrejtësitë, por nuk i mbijetoi dot grykësisë së pushtetarëve dhe oligarkëve. Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët për të gjallët”, thuhet në një postim të shoqërisë civile në rrjetet sociale.