INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqëria civile protestë, “përleshet” me policinë! Ja ngjarja...

Shoqëria civile protestë, “përleshet” me policinë! Ja ngjarja...

Publikuar më: 14:21 21-02-2016

Ashtu siç kishte paralajmëruar Shoqëria Civile ka mbajtur një protestë tek parku i liqenit dhe teksa kanë tentuar të bllokonin punimet, që po kryhen nga Bashkia e Tiranës janë përplasur fizikisht me policinë. Edhe pse bashkia e ka bërë të qartë se nuk do të ketë beton, po vetëm një park lojrash, ata me sa duket nuk e kanë besuar varjantin e Bashkisë së Tiranës dhe kanë vijuar protestën.
Policia ka shoqërua disa persona, të cilët tentuan të shkulnin gardhin rrethues. Kur situata po dilte nga kontrolli u përfshinë dhe forcat ‘Shqiponja’.
Protestuesit ngritën dhe akuza kundrejt policisë për ushtrim të dhunës fizike ndaj tyre dhe për këtë arsye dhe pas verifikimeve, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, K. Papajorgji, pasi ka qëlluar një grua, që po protestonte.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako ndaj punonjësit të policisë urdhëroi nisjen e proçedimit disiplinor. Por edhe ndaj qytetares, që u dhunua nga polici Papajorgji, policia ka nisur proçedim për kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe pjesëmarrje në protesta të paligjshme.

Ndërkaq edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook duke thënë se ka kërkuar shkarkimin nga detyra të punonjësit të policisë. “Është e papranueshme të sulmohet uniforma e Policisë së Shtetit, qoftë edhe nga një grua, por absolutisht edhe më e papranueshme dhe e patolerueshme të reagohet fizikisht, sidomos ndaj një gruaje. Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punonjësit të policisë dhe lirimin e tij nga detyra. Policia, që duam nuk mund të jetë kjo që na treguan pamjet e konfliktit mes punonjësit të policisë dhe një qytetareje. Çdo punonjës policie duhet ta dije këtë dhe kushdo, që e harron nuk do të tolerohet në asnjë rast e për asnjë arsye”, shkruan Tahiri në Facebook.

Ndërsa kryebashkiaku, Erjon Veliaj ka reguar në Twitter për projektin e këndit të lojrave, që do të ndërtohet brenda parkut, duke iu përgjigjur kështu edhe qytetarëve që e kundërshtojnë këtë projekt.
“Përgjigja jonë për stërkëmbshat tek këndi i fëmijëve? Më shumë aktivitete fëmijesh e mbjellje pemësh “Punë Jo Dhunë”, shkruan Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377