Partia Demokratike ka publikuar pamjet e momentit kur janë shoqëruar në polici disa persona, mes të cilëve edhe djalin e kryetarit të PD-së, Fier, ish deputetit, Luan Baçit.
I riu nuk bën rezistencë, ndërsa Luan Baçi kundërshton forcat e policisë dhe kërkon prej tyre arsyen e shoqërimit në polici.
Partia Demokratike ka reaguar ndaj kësaj ngjarjeje, duke shkruar: “Edi Rama hakmerret ndaj Fierit. I dhunon djalin dhe ndalon kryetarin e Partisë Demokratike Fier, ish deputetin Luan Baçi”.
Mësohet se deri tani janë shoqëruar 8 persona në komisariat.