INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoqja juaj po jua merr burrin? 4 Shenjat paralajmëruese!

Shoqja juaj po jua merr burrin? 4 Shenjat paralajmëruese!

Publikuar më: 18:00 17-01-2017
 

Gjithmonë, keni dëgjuar raste ku shoqja  e ngushtë ka shkuar në shtrat me burrin e shoqes.

Psikologët thonë se ende nuk është gjetur arsyeja pse ndodh kjo gjë, por intv.al  ju sjell disa shenja si ta kuptoni. 

1. Ju pyet vazhdimisht për jetën tuaj seksuale

Mes shoqesh flitet hapur në lidhje me jetën seksuale tuajën, por nëse këto biseda shtohen, diçka nuk shkon. Pse vallë po ju pyet kaq shumë? Dyshoni!

2.Bëhet nervoze sa herë ju shkoni mirë

Ndoshta ende nuk është lidhur me burrin tuaj, prandaj nëse e shikoni sikur xhelozon për lumturinë tuaj, bëni kujdes. Ajo po ndjen diçka për të.

3. Ju merr shpesh në telefon

Telefonatat mes shoqesh janë normale, por nëse ju merr vazhdimisht edhe në ditët që ju i keni thënë se jeni të zënë, diçka nuk shkon. Ajo dëshiron të jetë në kontakt të vazhdueshëm me aktivitetet tuaja në çift. Hapini sytë!

4. Kritikon për çdo gjë bashkëshortin tuaj

Ajo direkt përpiqet të nxjerrë anën negative të gjërave që ai bën. Sipas intv.al, nëse e bën shpesh këtë gjë, dëshiron që ju të debatoni me burrin tuaj. Mikja juaj po ju përcjell vetëm negativitet!

Burimi: Huffington Post

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764