INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shorti i Europa League, Klopp sfidon Dortmundin

Shorti i Europa League, Klopp sfidon Dortmundin

Publikuar më: 16:26 18-03-2016

Jurgen Klopp rikthehet në “Westfalenstadion” si kundërshtar disa muaj pas lamtumirës që i dha Borussias së Dortmundit. Europa League prezanton një sfidë luksi në fazën çerekfinale.

Dortmund ishte skuadra që Jurgen Klopp deshi të shmangte në çerekfinale të Europa Leagues, por trajneri karizmatik do të rikthehet në Gjemani për t’u përballur me ish-skuadrën e tij.

Një short i vështirë për Liverpool, duke pasur parasysh edhe formën në të cilën po kalojnë verdhezinjtë, ose se sa me lehtësi e kaluan Tottenhamin në raundin e 1/16-ve.

Megjithatë, “të kuqtë” nga “Anfield” kanë humbur vetëm njërën prej 12 ndeshjeve të fundit ndaj kundërshtarëve gjermanë, ndërsa me Klopp në stol shpresat për gjysmëfinale rriten akoma më tepër.

Tabela plotësohet edhe nga sfidat Atletik Bilbao-Sevilja, Braga-Shakhtar Donjeck, e Vilareal-Sparta Pragë, me këto të fundit që janë kualifikuar pasi eliminuan Napolin dhe Lacion.

Çerekfinalet e Europa League

Braga – Shakhtar Donjeck

Vilarreal - Sparta Praguë

Atletik Bilbao – Sevilja

Borusia Dortmund – Liverpul

Sfidat e para do të luhen në 7 prill, ato të kthimit në datën 14.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109