Sot është mbajtur konferenca për shtyp nga EBU në të cilën u vendos rradhitja e shteteve pjesmarrëse në Eurosong 2017. Shorti u trasmetua live në kanalin zyrtar të Eurovision në Youtube, short që përcaktoi rënditjen në dy pjesë të dy gjysmë finaleve.
Shqipëria me Lindita Halimin do të garojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë më 9 Maj.
Shtetet e tjera që do te garojnë sëbashku me Shqipërinë janë edhe Mali i Zi, Finlanda, Gjeorgjia, Portugalia, Belgjika, Suedia, Azerbajxhani, Australia, Qipro, Sllovenia, Armenia, Moldavia, Çekia, Letonia, Islanda, Greqia dhe Polonia.