Rikthimi i saj në skenën muzikore shqiptare, pas një pauze prej një viti e gjysmë, ishte më se i bujshëm.
Këngëtarja e njohur vjen me këngën “Chonga”, ndërsa më pas bashkë me reperin Seven Saraçi lançoi këngën “Maria”.
Por kjo s’është e tëra nga Tuna për këtë vit!
Ajo ka nisur punën për të realizuar këngë në formatin akustik, disa të përpunuara e disa të krijuara enkas për këtë album raporton “Prive.al”.
Secila këngë do të jetë e shoqëruar me klip të veçantë, ku do jenë show më vete.