Janë padiskutim 3 nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të “luftojnë” për ccmimin “Lojtarit i Vitit”. Ai që shihet si favorit në fitimin e këtij trofeu personal është sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, cili përgjatë sezonin 2016-2017 ka arritur të fitojë shumë trofe.
Në edicionin e parë ishte pikërisht portugezi ai që arriti të dilte trimfues. Lionel Messi është një tjetër kandidat në garë për këtë çmim së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës brazilianin Neymar.
Në kategorinë e femrave tre finalistet do të jenë Carli Lloyd, Deyna Castellanos dhe ylli i kombëtares holandez dhe i Barcelonës Lieke Martens. Ndërkohë në kategorinë e Trajneri i Vitit janë, Zindedine Zidane, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, ndërsa për femra si trajnerja e vitit janë Nils Nielsen, Gerard Precheur Sarina Ëiegman. Të tre këto emra janë e shohin veten herë të parë si finalistë. Për kategorinë e portierëve janë Gianluigi Buffon, Keylor Navas dhe Manuel Neuer. Ndërsa çmimi Puskash që përkon edhe më golin më të bukur do të përzgjidhet në bazë të votave të publikut e njëjta formulë do të përdoret dhe për tifozerinë e vitit.