Organizata Ndërkombëtare për shkrimtarët “PEN”, organizoi sot aktivitetin vjetor, ku shpalli çmimet "PEN Albania 2017".
Entela Kasi Presidente e Qendrës “PEN” në Shqipëri, dhuroi çmimin: "Mirënjohje për Vepër Jetësore dhe Kontribute të Çmuara në Kulturën Kombëtare", autorin dhe studiuesin Zef Mark Zeka.
Qendra “PEN” dhuroi dy çmime:
1- "Mirënjohje për Promovimin e Urave Kulturore përmes Gjuhës dhe Letërsisë në Botë”, shkrimtarin Safet Hadroviç.
2- "Mirënjohje në Fushën e Kulturës dhe Promovimin e Gjuhës Shqipe ne Hapësirat mbarëshqiptare dhe Diasporë", Z. Ali Daci.
E ndërsa Kryetari i Bordit të “Pen Albania” z. Çerçiz Loloci, ndau çmimet:
1-" Shkrimtari i vitit 2017", Ylljet Aliçka.
2- "Poeti i vitit 2017", Ilirjan Zhupa.
3- "Autori më i ri i viti 2017", Akri Çipa.
4- "Përkthyesi i vitit 2017", përkthyesi Romeo Çollaku.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Shqiperisë znj. Kejdi Mehmetaj, e cila mbajti edhe një fjalim të shkurtër në këtë ceremoni.
Ndër të tjera, deputetja Mehmetaj tha: “Unë do të jap angazhimim tim por besoj edhe të kolegëve të mi, qoftë si pjesë e Komisionit të Edukimit në Parlament. Për të mbështetur çdo iniciativë të “Qendrës PEN” për të afruar të rinjtë tek librat, qoftë si lexues por edhe si shkrues.